Pétrus është një prej verërave më të famshme, më të kërkuara dhe më të shtrenjta në botë. E prodhuar në Pomerol, në bregun e djathtë të Bordosë, ajo konsiderohet gjerësisht si një nga verërat më të mira dhe më cilësore — një shprehje e rrallë e varietetit Merlot.
Pse Pétrus është një nga verërat më të mira në botë
Karakteri i saj unik vjen kryesisht nga toka e rrallë me argjilë blu e vreshtit, e cila i jep rrushit përqendrim, thellësi dhe strukturë të jashtëzakonshme. Pétrus njihet për teksturën kadifeje dhe aromat komplekse të frutave të errëta, kumbullës, tartufit dhe erëzave. Me vjetërsimin e duhur, ajo bëhet edhe më e rafinuar. Për shkak të prodhimit jashtëzakonisht të kufizuar, origjina e garantuar dhe ruajtja profesionale janë thelbësore gjatë blerjes së një shisheje.
Pétrus në Kosovë, Prishtinë e në Ballkan
Tashmë, Pétrus mund të gjendet në Kosovë përmes Argo Group Kosova — distributorit zyrtar për vendin. Si një nga verërat (venat) më cilësore dhe më të shtrenjta në Ballkan e në Evropë, ajo renditet natyrshëm ndër top verat në Kosovë, me destinacionet e para restorantet dhe hotelet premium në Prishtinë.
Lexoni njoftimin zyrtar për partneritetin Argo Group–Pétrus.